Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ironizuar deputetin e PDK-së Uran Ismaili, raporton InLajmi.
Gjatë seancës ku po diskutohet menaxhimi i pandemisë, e më së shumti po diskutohet edhe për nënshkrimin e kontratave me kopanitë që mund të i sigurojnë vaksinat anti-Covid.
Gjatë këtyre debatëve fjalën e ka marrë edhe deputeti i PDK-së, Uran Ismaili.
“Uran ti ke qenë ministër para pandemisë. Nuk po e di çka… a të ka rrok pandemia pak a. Po kërkon një replikë deputeti Uran Ismaili”
Mirëpo Ismaili i ka reaguar kësaj deklarate.
“Na tre ministra jemi e krejt po folin. Nuk e kam se a kam qenë ministër a jo, por ma përmend emrin”, ka thënë Ismaili. /InLajmi/