Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka bërë homazhe në nderim të Ditës së të Pagjeturve, 27 prill në memorialin tek oborri i Kuvendit të Kosovës, përcjellë InLajmi.
Limaj ka thënë se si çdo ditë tjetër ashtu edhe sot i qëndojnë pranë familjeve të cilat nuk dinë për fati e më të dashurëve të tyre.
Ndër të tjera Limaj ka bërë thirrje për drejtësi, sepse vetëm drejtësia i shëron plagët.
Postimi i plotë i tij:
Kosova sot shënon Ditën e Personave të Pagjetur.
Sot, si çdo ditë tjetër, qëndrojmë pranë familjeve të cilat ende nuk dinë gjë për më të dashurit e tyre.
Sot, në ditën e të pagjeturve, të kësaj plage që vazhdon të rëndojë mbi shtetin e Kosovës, dy dekada pas përfundimit të luftës, bëjmë thirrje edhe njëherë për drejtësi, sepse vetëm ajo i shëron plagët.
Është obligim i yni të mos rreshtim së kërkuari ndriçimin e fatit të tyre, sepse vetëm atëherë Kosova jonë e lirë ka kuptim. FL /InLajmi/