U.d. i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Edi Ramën për fitoren e zjgedhjeve në Shqipëri të cilat u mbajtën me 25 prill, përcjellë InLajmi.
Përmes një statusi në facebook Hoxhaj ka shkruar se fitorja e Edi Ramës është fitore edhe e Shqipërisë për shkak të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.
Tutje Hoxhaj ka shkruar se uron që rrugëtimin e nisur ta përfundojë me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Postimi i plotë i tij:
Uroj mikun tim të çmuar, kryeministrin Edi Rama për fitoren e madhe dhe të rëndësishme në zgjedhjet në Shqipëri. Fitorja e Edit është fitore edhe e Shqipërisë për shkak të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe një provimi të madh që kanë dhënë shqiptarët ditën e diel. Fitorja e kryeminisrit Rama dhe PS, tregon për punën dhe reformat e prekshme që ka bërë ai gjatë këtyre dy mandateve në Shqipëri. Uroj që rrugën e nisur për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Edi Rama ta përmbyllë gjatë këtij mandati të tretë që ia besuan shqiptarët! /InLajmi/