Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, në këtë fushëveprim referuar bashkëpunimit ndërkombtarë në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, dje ka arrestuar një person të dyshuar (mashkull/serb/viti i lindjes 1977 ) i cili është në kërkim nga autoritetet nderkombetare dhe i cili dyshohet per kryerje te vepres penale” grabitje të armatosur në një shtet tjetër.
Lajmin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënsi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.
Me vendim të prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë, perderisa nga autoritetet e Republikes së Kosovës në proces janë procedurat për ekstradim. /InLajmi/