Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka hedhur kritika mbi Qeverinë Kurti për keqmenaxhimin e pandemisë Covid-19, raporton InLajmi.
Sipas Kastratit aj e ka kaluar Covidin, dhe 2 njërz të tjerë në shtëpin e tij kanë vdekur si pasojë e infektimit.
“Unë në familjen time e kam kaluar së fundmi, me dy njerëz që mi mori Covidi dhe të tjerët të shtrirë në spital aktualisht. Në situata si kjo unë mendoj që është thelbësore për ne që të bëjmë një pyetje se sa mund të jem kontribuues për Parlamentin dhe për qytetarin. Duhet ta gjejmë burimin e krizës e që është qeveria dhe burimi i zgjedhjes është vetëm kjo aktualja”.
Ndër të tjera Kastrati ka thënë se në situatë emergjente Kryeministri i vendit ishte i ulur në tavolat e qytetëve të Shqipërisë për fushatën zgjedhore.
“Në krye të emergjencave nuk e kemi kryeministrin. Në krye të emergjencave duhet të jetë kryeministri por ai ishte në tavolina ku pihej verë e alkool në Fiert, Laç e Durrës për fushatë në Shqipëri. Çështja nuk është pse ishte në Shqipëri, por pse është në Shqipëri. E zgjodhi të njëjtën strategji sikur në Kosovë për të shkaktuar kaos politik”, ka thënë ai.
Kastrati ka thënë se Kryeministri nuk është në mesin e popullit sepse nuk e ka hallin.
“Nuk është mes njerëzve sepse nuk e ka hallin e njerëzve. Ne që kemi punuar me të që 20 vite e që edhe unë kam punuar dy vite, ai kurrë hallin e njerëzve nuk e ka pasur. Njerëzit për të janë njerëz kur i duhen për vota. Në momentin që ja japin votën nëse kanë nevojë për të ai i lë të vdesin. Marrja e Zotit, duke u sill me gotë të verës nëpër Laç e nëpër Durrës”, ka thënë më tutje Kastrati. /InLajmi/