Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përkujtuar personat e pagjetur nga Lufta e fundit në Kosovës, përcjellë InLajmi.
Sipas Haxhiut ndërgjegja kolektive na bënë të jemi një me zërin e familjarëve dhe sipas saj si institucione të Republikës së Kosovës kanë përgjegjësi që kërkesën për drejtësi ta jetësojnë përmes mekanizameve institucional.
Ministrja e Drejtësisë gjithashtu ka shkruar se do të angazhohen për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Postimi i plotë i saj:
Të gjithëve na mungojnë, është shprehja në të cilën përbashkohen familjarë e qytetarë për të kërkuar zbardhjen e fatit të të pagjeturve gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ndërgjegja kolektive na bënë të jemi një me zërin e familjarëve, por se si institucione të Republikës kemi përgjegjësi që kërkesën për drejtësi ta jetësojmë përmes mekanizmave institucional prandaj edhe do të angazhohemi për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, ngase besojmë që nuk mund të ketë shërim e paqe në zemrat e familjarëve dhe qytetarëve pa u gjetur dhe kthyer trupat e të pagjeturve dhe pa u vënë drejtësia për krimet e bëra në Kosovë. /InLajmi/
