Policia e Kosovës ka njoftuar se në një aksident trafiku 3 persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në rrugën Eqrem Çabej në Prishtinë në orët të vona të mbrëmjes, përcjellë InLajmi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 23:00 në rrugën Eqrem Çabej në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku jane perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, 3 persona kanë pësuar lëndime trupore”. /InLajmi/