Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka dorëzuar ankesë te avokati i Popullit lidhur me votat e partisë Romani Iniciativa në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton InLajmi.
Berisha ankesë ka dorëzuar edhe në Gjykatën Kushtetuese dhe shpreson që ta kthejë mandatin e deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka kërkuar nga Avokati i Populli të identifikojë veprimet diskriminuese dhe shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë dhe pas procesit zgjedhor. /InLajmi/