Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën një person nga Suhareka është rrërzuar nga shkallët ku ishte duke punuar në një shtëpi private, përcjellë InLajmi
Personi kishte pësuar lëndime trupore, dhe më pasë ishte dërguar në spitalin rajonal në Prizren, për trajtim mjekësor, ku sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
Njësitë policore janë duke e hetuar rastin, si dhe të njoftuar janë edhe inspektorët e punës dhe prokurori.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Suharekë 12.04.2021 – 08:03. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në QKMF në Suharekë për shkak se derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi private ishte rrëzuar nga shkalla nga një lartësi dhe kishte pësuar lëndime i cili pas ndihmës së parë është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për tretman të mëtejmë mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. /InLajmi/