Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në Mitrovicë janë arrestuar 2 vëllezër kosovar, pasi ishin përleshur fizikisht, për arsye të mosmarrëveshjes mes vete rreth një prone, përcjellë InLajmi
Si pasojë e përleshjes njëri nga vëllezërit ka pësuar lëndime trupore dhe më pas është dërguar për trajtim mjekësor.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Rr. Hamës Jashari, Mitrovicë Jugu, 12.04.2021-20:20. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar -vëllezër pasi qe te njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth pronës, janë përleshur fizikisht ne mes vete. Ne përleshje ka qene i përfshirë edhe një i dyshuar tjetër vëllai i tyre i cili është larguar ne drejtim te panjohur. Si pasoj e përleshjes njeri nga te dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor .Me vendim te prokurorit pas intervistimit te dyshuarit janë liruar ne procedure te rregullt. /InLajmi/