U.d së shefes së Grupit Parlamentar Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka uruar të gjithë besimtarët muslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të ramazanit, përcjellë InLajmi.
Kusari-Lila tha se ky muaj ushqen shpirtin me dashuri dhe bashkëndjesi për të sëmurët dhe të varfërit.
Postimi i plotë i saj:
I lehtë dhe i mbarë pastë ardhë muaji i shenjtë i Ramazanit!
Të gjithë besimtarëve dhe agjëruesve ju uroj këtë muaj i cili paraqet ushqimin e shpirtit me dashuri për njeriun, bashkëndjesi për të sëmurët dhe të varfërit dhe frymëzim për vepra të mira për gjithë njerëzit pa dallim.
Agjërim të lehtë për të gjithë Ju besimtarë, kalofshi këtë muaj në paqe me vepra të mira e dashuri për Allahun dhe njeriun! /InLajmi/