Profesori Universitar Milazim Krasniqi para disa ditëve është infektuar me koronavirus, përcjellë InLajmi.
Gjendja me Covid-19 duket se ka shkuar duke u keqësuar duke bërë kështu që ai dhe bashkëshortja e tij të shtrihen në QKUK për tu trajtuar më tutje.
Kështu ka njoftuar vetë profesori Krasniqi nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social facebook.
Krasniqi ka kërkuar nga qytetarët që të luten për ta në këto ditë të vështira që po kalojnë.
Postimi i plotë i tij:
Te respektuar miq, pas disa dite trajtimi ne banese nga covid 19, sonte Edibja dhe une u shtruam ne spital. Po shpresojme ta kalojme me sukses kete sprove te rende. Ndihma qe mund te beni per ne eshte vetem duaja juaj, ne kete muaj te shenjte. Falemnderit! /InLajmi/