Në Kuvendin e Kosovës të marten është themeluar Komisioni për Integrim Evropian që do të kryesohet nga deputetja, Rrezarta Krasniqi, raporton InLajmi.
Krasniqi ka bërë të ditur se ky Komision do të bëjë mbikëqyrjen edhe zbatimin e MSA-së.
“Komisioni bënë edhe mbikëqyrjen edhe zbatimin e MSA-së, rekomandimeve të dala nga vendi dhe si dhe prioritetet e qeverisë së Kosovës karshi BE-së. Kam vullnetin të bashkëpunojë me ju”.
Kurse Blerta Deliu-Kodra nga PDK-ja tha se agjenda e këtij komisioni nuk do të jetë e lehtë dhe ka kërkuar nga Qeveria që të prezantohet sa më parë plani i saj qeverisës
“Ne nuk i nënshtrohemi Qeverisë në kërkesat tona dhe iniciativa të kërkojmë vaksina, numri është i ulët dhe nuk mund të presim dhe s’ka asgjë të keqe që të tentojmë të flasim me ambasadorin, me shtetet e BE-së, dhe nuk doja që të shihej si iniciativë e opozitës po si Komision”. /InLajmi/