Sonte zhvillohet super ndeshja mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munchen në kuadër të çerekfinales së UEFA Champions League.
Takimi i parë i luajtur në “Allianz Arena” javën e kaluar u mbyll me rezultat 3-2 në të mirë të klubit parisien.
Pochettino dhe Hansi Flick duhet të mendojnë shumë gjatë ditës, se me çfarë formacioni të futen në stadiumin ‘Parku i Princave’ në Paris, përcjellë IndeksOnline.
Kujtojmë që kjo ndeshje zhvillohet nga ora 21:00.