• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 29 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Ja çfarë duhet të dini për vaksinat Pfizer/BioNTech që pritet të vinë në Kosovë në Qershor

J G nga J G
13 April 2021
në Kosovë
0 0
0
Ja çfarë duhet të dini për vaksinat Pfizer/BioNTech që pritet të vinë në Kosovë në Qershor
0
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 100 mijë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit pritet të arrijnë në Kosovë deri në fund të qershorit.

Programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për synim shpërndarjen e vaksinave në vendet në zhvillim, tha të hënën se 100.620 dozat në fjalë do të arrijnë gjatë rundit të tretë të shpërndarjes, që përfshin periudhën prill-qershor 2021.

Në fund të marsit, Kosova siguroi nga COVAX 24.000 doza të vaksinës AstraZeneca. Të tilla pritet të sigurojë edhe 76.800, deri në fund të majit.

Fushata e vaksinimit në Kosovë filloi më 29 mars.

Prioritet në imunizim aktualisht kanë punonjësit shëndetësorë dhe të moshuarit.

Si funksionin vaksina Pfizer/BioNTech?

Vaksina e kompanisë farmaceutike amerikane Pfizer dhe asaj gjermane BioNTech përdoret për parandalimin e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Rregullatorët shëndetësorë në SHBA dhe Evropë e kanë miratuar për përdorim te personat 16 vjeç e lart.

Siguria dhe efektiviteti i saj te njerëzit nën 16 vjeç janë në studim e sipër.

Vaksina Pfizer/BioNTech ka për bazë përbërësin medicinal ARNm, apo acidin ribonukleik mesazher.

Vaksinat me këtë përbërës i mësojnë qelizat e trupit të njeriut se si të prodhojnë një proteinë, që do të nxiste përgjigjen imunitare, pa përdorur virusin e gjallë që shkakton sëmundjen Covid-19.

Pasi të nxitet, trupi i njeriut prodhon antitrupa.

Këta antitrupa, pastaj, ndihmojnë të luftojnë infeksionin, nëse virusi hyn në trup.

Si jepet vaksina Pfizer/BioNTech?

Vaksina bëhet me anë të një injeksioni (0.3 ml) në muskulin e krahut. Që ajo të funksionojë më mirë, duhet të jepet në 2 doza, me një diferencë kohore prej 21 ditësh.

Imuniteti zhvillohet me kalimin e kohës. Por, duhen rreth 2 javë për të krijuar mbrojtje të konsiderueshme kundër sëmundjes Covid-19.

Bazuar në studimin e rreth 44.000 personave që kanë marrë pjesë në prova, vaksina Pfizer/BioNTech ka dalë të jetë 95% efektive në parandalimin e Covid-19, duke filluar një javë pas dozës së 2-të.

Për krahasim, vaksina kundër gripit stinor është 40-60% efektive, në rastin më të mirë, sepse virusi i gripit vazhdon të evoluojë në forma të reja vit pas viti.

2 doza të vaksinës së fruthit, ndërkaq, janë 97% efektive.

Efektet e mundshme anësore

Në përgjithësi, efektet anësore që janë vërejtur gjatë provave klinike, janë të ngjashme me ato që mund shkaktojnë vaksinat tjera.

Efektet anësore që kanë pasuar administrimin e vaksinës në provat klinike, kanë qenë të lehta ose të moderuara.

Ato kanë përfshirë: dhimbje në vendin e injektimit, dridhje të trupit, ndjenjë të lodhjes dhe ethe.

Ashtu si me të gjitha vaksinat, ka shanse që të ketë efekte serioze anësore, por ato janë të rralla.

Një efekt serioz anësor mund të jetë reaksioni alergjik.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, reaksioni alergjik konsiderohet i rëndë kur një person ka nevojë të mjekohet me epinefrinë ose duhet të shkojë në spital.

Reaksioni i menjëhershëm alergjik nënkupton reagimin brenda 4 orësh nga vaksinimi, me simptoma që përfshijnë ënjtje ose skuqje në lëkurë.

Tags: OBSHSHBAVaksinat anti-Covid
Postimi i mëparshëm

Po finalizohet projekti i Spitalit Rajonal në Fier, me ndihmën e shtetit Turk

Postimi tjetër

Shpend Ahmeti: Prishtina e gjelbër është prioritet i yni.

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me reshje shiu
Kosovë

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu

29 July 2025
Vazhdojnë kërkimet për mërgimtarin në Ujman, asnjë gjurmë as pas 24 orësh
Kosovë

Vazhdojnë kërkimet për mërgimtarin në Ujman, asnjë gjurmë as pas 24 orësh

28 July 2025
Gucati: Gjykata Speciale po mundohet ta barazojë luftën e UÇK-së me çetnikët serbë
Kosovë

Gucati: Gjykata Speciale po mundohet ta barazojë luftën e UÇK-së me çetnikët serbë

28 July 2025
Të shtëna armësh në Prishtinë, policia jep detaje
Kosovë

Është gjetur në Mushtisht 9 vjeçari, i cili ishte shpallur i zhdukur

28 July 2025
Situata me zjarret në Kosovë: KFOR-i hedh mbi 43 mijë litra ujë nga ajri
Kosovë

Situata me zjarret në Kosovë: KFOR-i hedh mbi 43 mijë litra ujë nga ajri

28 July 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira lokale – Gjatë ditës mund të ketë ndonjë rrebesh shiu

28 July 2025
Postimi tjetër
Shpend Ahmeti: Prishtina e gjelbër është prioritet i yni.

Shpend Ahmeti: Prishtina e gjelbër është prioritet i yni.

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 29 korrik ndër vite?

29 July 2025
Receta klasike e përgatitjes së fasuleve plot Shije

Receta klasike e përgatitjes së fasuleve plot Shije

29 July 2025
Moti në Kosovë, me reshje shiu

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu

29 July 2025
5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

28 July 2025
Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

28 July 2025
Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

28 July 2025
Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

28 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu