Në ambientet e Kuvendit të Kosovës, të marten është konstitouar komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Në mbledhjen e sotme janë bërë 2 ndryshime, ndryshe nga lista e dërguar në Kuvend 10 ditë më parë.
Kryetari i Komisionit, Haki Abazi ka njoftuar se në vend të deputetit Avni Dehari do të jetë deputetja e re e Vetëvendosjes, Adelina Grainca.
Abazi ka njoftuar edhe një ndryshim nga grupi i deputetëve të LDK-së.
Në vend të Arben Gashit, pjesë e këtij komisioni do të jetë Kujtim Shala, shkruan Indeksonline.
Pjesë e këtij komisioni janë edhe Xhavit Haliti, Branislav Nikoliq, Dimal Basha, Gazmend Gjyshinca, Fitore Pacolli, Ariana Musliu-Shoshi e Time Kadriaj.