Të marten është themeluar Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë I cili do të udhëhiqet nga Haki Abazi, raporton InLajmi.
Abazi ka bërë të ditur se ky Komision do të ketë 11 anëtarë. Ai gjithashtu ka theksuar se do të bëjnë përpjekje që të sigurojnë njohjen e 5 vendeve për Kosovën.
“Prioritet gjatë punës tonë duhet t’i japin bashkëpunimit parlamentar dhe angazhimin e 5 vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.
Në këtë komision do të jetë I pranishëm edhe deputeti I PDK-së Xhavit Haliti I cili tha se marrëdhëniet e Kosovës me shtete dhe parlamente janë përgjegjësi e kryetarit të Kuvendit.
“Ne nuk jemi patericë e Qeverisë. Marrëdhëniet me shtete dhe parlamentet janë kompetencë e kryetarit të Kuvendit”. /InLajmi/