Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Prishtinë, një person shtetas maroken është therur me thikë dhe më pas i’u është grabitur edhe çanta, përcjellë InLajmi
Personi i sulmuar është dërguar për trajtim mjekësor dhe më pas është liruar.
Ndërsa i dyshuari për sulm ishte Libanëz dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 11.04.2021 – 18:10. Viktima mashkull shtetas Maroken ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte therur me thikë dhe më pas i është grabitur një çantë nga i dyshuari i pa njohur. Pas tretmanit mjekësor viktima është liruar. Njësia policor ka arrit të identifikoj dhe arrestoj të dyshuarin mashkull Libanez. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /InLajmi/