Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Heronjtë dhe Martirët e Lubizhdës të rajonit të Hasit, përcjellë InLajmi.
Haradinaj ka shkruar se në rajonin e Hasit është shkruarë historia dhe se kontributi i tyre kulmoi në UÇK dhe Brigada 126 ishte në ballë të betejave deri në ditën e fitorës.
Postimi i plotë i tij:
Hasi gjithmonë në rrugën e lirisë!
Duke kujtuar Heronjtë dhe Martirët e Lubizhdës, nderojmë kontributin e rajonit të Hasit për liri e bashkim.

Në të gjitha përpjekjet shekullore të shqiptarëve, ky rajon ishte aty ku shkruhej historia. Kontributi i tyre kulmoi në Luftën Çlirimtare, me Brigadën 126 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ishte në ballë të betejave deri në ditën e fitores.
Lavdi e përjetshme të rënëve për liri! RH /InLajmi/