Policia e Kosovës ka njoftuar për një përleshje mes 2 personave në Shalë të Lipjanit, përcjellë InLajmi.
Sipas Policisë njëri nga personatë ka sulmuar rëndë personin tjetër, ku ky i fundit është dërguar në QKUK.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Shalë, Lipjan 11.04.2021 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /InLajmi/