Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të hënën ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Zahir Tanin, ku e njoftoi atë me situatën e pandemisë dhe masat që ka marrë qeveria për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, përcjellë InLajmi.
Kurti tha se institucionet janë duke u angazhuar maksimalisht për sigurimin e dozave të tjera të vaksinave anti-Covid.
Zahir Tani përgëzoi kryeministrin Albin Kurti për mandatin e tij, duke i thënë se prioritetet që ka shpalosur si luftimi i pandemisë, luftimi i korrupsionit janë reflektimi i kërkesave të qytetarëve.
Këta të 2, folën edhe për mbledhjen e radhës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të mbahet të martën. /InLajmi/