Java e tretë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Të hënën mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Dita e martë do të vijoj me vranësira dhe mundësi për reshje shiu. Të mërkurën dhe të enjten parashihen kushte për reshje shiu ndërsa në viset malore do të ketë edhe reshje bore. Nga dita e premte parashihen ngritje të lehta të temperaturave maksimale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s.