Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë ditës së hënë priti në takim shefin e Eulex-it, Lars-Gunnar Wigemark, nga i cili mori përgëzime për detyrën si Presidente, përcjellë InLajmi.
Gjatë takimit të tyre është biseduar për aspektet e përgjithshme të zhvillimeve politike ku ndër të tjera u vlerësua pozitivisht përmbyllja e suksesshme e konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Të 2 bashkëbiseduesit u shprehën të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet të të 2 institucioneve, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, rendit dhe personave të pagjetur.
Presidentja Osmani mirëpriti angazhimin e vazhdueshëm të EULEX-it për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese. /InLajmi/