Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të hënën ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl, ku u bisedua për përpjekjet e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë, përcjellë InLajmi
Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, uroi Konjufcën për detyrën e re si kryetar i Kuvendit, me ç’rast shprehu gatishmëri për bashkëpunim dhe thellim të marrëdhënieve mes 2 shteteve.
Ndërsa, Konjufca theksoi se Norvegjia meriton falënderim për përpjekjet aktuale lidhur me sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës.
Tutje ai foli edhe për projektin “Zhvillimi i Shërbimit Ligjor informativ për Kuvendin e Kosovës dhe Konsistenca Gjuhësore e ligjeve” si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë vendit tonë në fushën e sundimit të ligjit dhe nritjen e kapaciteteve në sistemin e drejtësisë. /InLajmi/




















