Kryetari i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorët e Brigadës 133 “Ardian Krasniqi” të zonës Operative të Dukagjinit, përcjellë InLajmi.
Haradinaj ndër të tjera ka shkruar se luftëtaret e Brigadës 133 me heroizmin e tyre i kanë treguar armikut se pranvera e ardhshme do ta gjejë Kosovën në liri.
Ai gjithashtu ka shtuar se ne përulemi para sakrificës së të rënëve, sakrificë e cila na motivon për të punuar për Kosovën e fortë e të mirëqenë, siç e ëndërruan ata
Postimi i plotë i tij:
Brigada 133 “Adrian Krasniqi” e Zonës Operative të Dukagjinit, që nga themelimi i saj, ishte krah i fortë i luftës për liri. Me betejat e tyre, ata nderuan emrin e heroit Adrian Krasniqi, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe mbarë shqiptarët.
Kujtojmë sot betejat e Prillit, kur luftëtarët e Brigadës 133, me heroizmin e tyre, i treguan armikut se pranvera e ardhshme do ta gjejë Kosovën në liri.
Liria erdhi disa muaj më pas, e ne përulemi para sakrificës së të rënëve, sakrificë e cila na motivon për të punuar për Kosovën e fortë e të mirëqenë, siç e ëndërruan ata.
Në këtë ditë të shënuar, përshëndes veprimin që në emër të gjakut të Dëshmorëve, u pajtuan dy familje, Hakaj dhe Lipaj. Le të shërbejë shembulli i tyre për të gjithë, si shembull atdhedashurie dhe respekti për ata që u sakrifikuan në themelet e lirisë së Atdheut.
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit! RH /InLajmi/