Nënkryetari i Aleancës për Ardhëmërinë e Kosovës Daut Haradinaj, i’u është drejtuar qytetarëve të vendit, duke uruar muajin e shenjtë të Ramazanit, përcjellë InLajmi
Ai përmes postimit të tij në Facebook uroj që qytetarët të jenë sa më human dhe të kenë dashuri e solidaritet mes vete.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
besimtarë të besimit islam.
Urime muaji i shenjtë i Ramazanit, muaj që simbolizon mëshirë, sakrificë, solidaritet, paqe e begati.
Uroj që në këtë muaj të mbreterojë akoma më shumë ndjenja e humanizmit, solidariteti e dashuria në çdo familje.
Agjerim të lehtë! /InLajmi/