Kryetati i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava të hënën ka pritur në takim drejtorin e shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastrati dhe përfaqësuses të tjerë, përcjellë InLajmi.
Tërnava gjatë takimit falënderoi Kastratin për vizitën duke vlerësuar punën dhe kontributin që po bënë për familjet në nevojë.
Ndër tjerash, drejtori Halil Kastrati uroi të pranishmit për muajin e Ramazanit.
Njoftimi i plotë i BIK:
Kryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim drejtorin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastrati.
Myftiu Tërnava falënderoi mysafirin për vizitën dhe me këtë rast çmoi dhe vlerësoi punën dhe kontributin e tij dhe të shoqatës që ai drejton në ndihmë të varfërve dhe nevojtarëve.
Në këtë takim, drejtori Halil Kastrati uroi Myftiun Tërnava për fillimin e muajit të madhërishëm Ramazan.
Gjatë këtij takimi u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame dhe shoqatës për të mirën e qytetarëve. /InLajmi/