Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar ndaj trajnerit të ekipit të futbollit Llapi, Tahir Batatina i cili me një gjuhë fyese ndaj gazetares Qendresa Krelani, përcjellë InLajmi.
Gjatë një emisionit televizionit të udhëhequr nga gazetaria Krelani, Batatina iu ka drejtuar me fjalët se “ti mundesh me palu gazeta ose me pastru diçka”.
Sipas AGK-së nuk është shqetësuese vetëm sa pak janë përfaqësuara gratë në medie, por edhe si përfaqësohen ato.
Ndër të tjera AGK ka kërkuar nga FFK-ja të merr merr masa ndaj trajnerit Batatina për gjuhën e përdorur.
Postimi i plotë i tij:
#SafeJournalists
AGK: FFK të merr masa ndaj gjuhës seksiste të Tahir Batatinës në drejtim të gazetares Qendresa Krelani
PRISHTINË, 12.04.2021- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, shprehet tejet i shqetësuar me gjuhën seksiste dhe fyese të trajnerit të futbollit, Tahir Batatina, në drejtim të gazetares së sportit në RTK, Qendresa Krelani.
Batatina gjatë një emisioni televiziv i është drejtuar gazetares me fjalët: “Ti në gazetari mundesh me palu gazeta, ose me pastru diçka, por me analizu futbollin në këtë mënyrë jo…. niveli yt nuk është i një gazetareje, duke filluar prej dukjes…”
Gjuha seksiste, ofenduese dhe krejtësisht joadekuate e përdorur nga Batatina është tejet shqetësuese dhe e papranueshme. Për AGK-në, nuk është shqetësuese vetëm sa pak janë të përfaqësuara gratë në medie, por edhe si përfaqësohen ato.
AGK-ja gjithashtu kërkon nga Federata e Futbollit e Kosovës – FFK, të merr masa ndaj trajnerit Batatina për gjuhën e përdorur, si dhe inkurajon të gjitha gazetaret që pavarësisht seteorotipave të shoqërisë, të mos heqin dorë nga ushtrimi i profesionit të tyre, në cilëndo fushë që ato dëshirojnë të raportojnë. /InLajmi/