Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka parë nga afër vaksinimin masiv në Sheshin ‘Skëndërbej’ mëngjesin e sotëm.
“Tashmë kemi hyrë në grupmoshat mbi 65 vjeç, procesi ka vijuar që në mëngjes. Ne po ecim me ritme të shpejta falë edhe punës së ekipit të gjithë vaksinatorëve“, tha Manastirliu, përcjellë Top Channel.
Duke ju kërkuar qytetarëve të vaksinuar të vijojnë të mbrohen edhe disa javë, Manastirliu ka bërë apel për të gjithë qytetarët +60 vjeç, të regjistrohen pranë mjekut të familjes për ditën dhe orën e vaksinimit. Që prej fillimit të vaksinimit anti-Covid janë kryer në total 256.848 mijë vaksinime, prej të cilëve 182.669 mijë vaksinime për të moshuarit.