Shumë komuna kanë nisur procesin e vaksinimit të qytetarëve kundër koronavirusit ku njëra ndër to është edhe komuna e Podujevës, përcjellë InLajmi.
Kryetari i kësaj Komune, Shpejtim Bulliqi ka shpalosur planin për 3 fazat e procesit të vaksinimit të qytetarëve me qëllim që ata të gjejnë veten më lehtë se në cilën faze bëjnë pjesë.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
Mëposhtë gjeni Planin Nacional të 3 fazave për vaksinim në mënyrë që Ju gjithësecili të gjeni veten dhe ta kuptoni se në cilën fazë bëni pjesë.
Faza e parë:
- Të gjithë punëtorët shëndetësorë.
- Banorët në shtëpitë e pleqve dhe tërë punonjësit socialë.
- Grupmosha mbi 80 vjeç.
- Personat me sëmundje kronike (personat me dializë, diabet dhe sëmundje kardiovaskulare).
Gjatë kësaj faze do të vaksinohen gjithsej 54 mijë persona, ose 3% e popullatës.
Faza e 2-të:
- Grupmosha 65-79 vjeç.
- Personat e mbetur me sëmundje kronike.
- Mësuesit.
- Forcat e Sigurisë të përfshira drejtpërdrejti në menaxhimin e COVID-19.
Gjatë kësaj faze do të vaksinohen gjithsej 306 mijë persona, ose 17% e popullatës.
Faza e 3-të:
- Grupmosha 40-64 vjeç.
- Popullsia e mbetur me kushte të theksuara shëndetësore.
- Punëtorët e sektorit publik.
- Popullsia e mbetur.
Gjatë kësaj faze do të vaksinohen gjithsej 900 mijë persona, diku 50% e popullatës.
Ju lutem vendosni maskat, mbajeni distancën dhe kujdesuni për higjienën! /InLajmi/