Me rastin e vdekjës së Shaqir Hotit, Presidentja e vendit Vjosa Osmani e ka përkujtuar ku ka thënë se Baca Shaqir ishte njëriu që e deshi, ruajti dhe kultivojë traditën tonë, përcjellë InLajmi.
Osmani ka thënë se instrumentet muzikore si okarina, fyelli e kavalli mbetën pa mjeshtrinë e madhe Shaqir Hotin, ndër të tjera ajo e ka shkruar se Kavalli i Bacës Shaqë pushoi, por tingujt e tij do të jehojnë ndër breza.
Postimi i plotë i saj:
Instrumentet e muzikës sonë burimore: okarina, fyelli e kavalli, mbetën pa mjeshtrin e madh Shaqir Hotin. Baca Shaqë iku në përjetësi duke lënë pas një trashëgimi të begatshme të punës së tij mjeshtërore në ruajtjen e traditës së punimit të instrumenteve frymore, por edhe kultivimin e muzikës sonë burimore.
Kavalli i Bacës Shaqë pushoi, por tingujt e tij do të jehojnë ndër breza. Ai do të kujtohet përherë si njeriu që e deshi, ruajti dhe e kultivoi traditën tonë me devotshmëri deri në frymën e fundit!
Qoftë i përhershëm kujtimi për mjeshtrin e instrumenteve – Bacën Shaqë! /InLajmi/