Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli ka njoftuar se të dielën ka filluar procesi i vaksinimit kundër koronavirusit për qytetarët e moshes 80-84 vjeç, përcjellë InLajmi.
Kadolli tha se deri të dielën kanë arritur të vaksinohen 176 qytetarë.
Ajo ka falenderuar gjithë stafin mjekësor për përkushtimin dhe punën që po bëjnë.
Postimi i plotë i saj:
Edhe sot po vazhdon vaksinimi i qytetarëve vitias në QKMF-Viti me vaksinên anticovid.
Deri më sot janë vaksinuar 176 qytetarë.
Sot ka filluar vaksinim i qytetarëve të moshës 80-84 vjeç.
Ftojmë të gjithë qytetarët e kësaj grupmoshe, qoftē ata që janë regjistruar, apo që nuk janë lajmëruar deri më sot, të vijnë të vaksinohen.
Respekt për ekipën e vaskinimit, të cilët janë të përkushtuar në realizimin sa më të suksesshëm të procesit të vaksinimit të popullatës /InLajmi/