Qendra Klinike Univeristare e Kosovës po trajton 911 pacientë prej të cilëve 750 pacientë janë të infektuar me koronavirus dhe 67 të tjerë janë në pritje të rezultateve, përcjellë InLajmi.
Javë më parë ka filluar procesi i vaksinimit të qytetarëve kundër koronavirusit.
Njoftimi i plotë i SHSKUK-së:
Sipas raportit të punës për datën 11 prill 2021, në klinikat Covid të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen trajtuar 911 pacientë.
750 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2
67 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve
38 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore
707 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë
Në QKUK janë të shtrirë 377 pacientë:
319, të konfirmuar me Sars Cov-2
18, në gjendje të rënduar
318, me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 117 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 77 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 68 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 86 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 534 pacientë:
431- të konfirmuar pozitivë
20- në gjendje të rënduar shëndetësore
389- me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 113 pacientë
Spitali i Gjakovës, 77 pacientë
Spitali i Pejës, 93 pacientë
Spitali i Gjilanit, 112 pacientë
Spitali i Ferizajt, 70 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë /InLajmi/