Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës Për Drejtësi ka reaguar ndaj arsyetimeve të qeverisë, për fluksin e madhë të qytetarëve drejt Shqipërisë, përcjellë InLajmi
Ai përmes një postimi, ironizoi duke thënë se kafja shijon më shumë në bregdet, madje edhe duke e perjetuar atë.
Postimi i plotë i tij:
Ama a flasim drejtë, kafja shijon më shumë në bregdet! E kur kafja pihet në Shqipëri, shpirti të knaqet, e ndjen, e perjeton!
E nëse flasim edhe më drejtë, arsyetimi i qeverisë kot fare, ama shumë kot bre. Ma mirë mos fol, e mos na ofendo inteligjencën.
P.S..Gruaja e mori pushim këtë javë në punë, me kalu vikendin disa ditë në bregdet, me shumë për shkak të fëmijëve të vegjël, pasi u lidh edhe pushimi pranveror në shkollë. Si qytetar e respektuam vendimin e qeverisë. Njejtë nuk vepruan edhe shumë qeveritarë. Kush e ka gabim, ne apo qeveritarët, ende e kemi enigmë. /InLajmi/