Ka filluar vaksinimi i qytetarëve për moshat 80-84 vjeç në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, raporton InLajmi.
Niman Bardhi menaxher i qendrës së vaksinimit në sallën “1Tetori” ka thënë se deri në këto momente janë vaksinuar 100 persona të kësaj grupmoshe.
Sipas tij prej kur ka filluar vaksinimi i të moshuarave janë vaksinuar 668 persona.
“Sot kemi startuar me të moshuarit me grupmoshat 80-84 vjeçare dhe aktualisht vaksinimi ka ecur siç është më së miri dhe edhe me këtë ritëm po ece edhe sot. Kemi të vaksinuar 100 persona me këto grupmosha, ndërsa në total me grupmoshat mbi 85 dhe edhe këta mbi 80 vjeçare e mbi, ka shkuar numri deri në 668 persona të vaksinuar, ndërsa në orët në vazhdime tutje do dalin shifra tjera”, tha Bardhi. /InLajmi/