Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, tha se Kurti në 3 javët e para të qeverisjes nuk ka marrë asnjë vendim përveç atij të ndalimit të procesit të privatizimit, përcjellë InLajmi.
Shasha përmes një postimi në rrjetin social facebook ka bërë një krahasimk në mes të presidentit amerikan Biden dhe Kurtit. Joe Biden në 3 javët e para si president kishte miratuar 46 vendime për të jetësuar programin zgjedhor.
Tutje ai nuk ka lënë pa kritikuar edhe opozitën duke ironizuar me kreun e LDK-së i cili ditë më pare publikoi një video ku shihej duke luajtur në piano.
Shasha tha se opozita po I bie pianos.
Postimi i plotë i tij:
Brenda tre jave te para Presidenti Biden miratoj 46 vendime urgjente per qellime te jetesimit te programit zgjedhor. Nga menaxhimi i pandemise, shpenzimi me i sakte i buxhetit shtetit, e deri tek ndryshimi i procesit zgjedhor.
Sot jane bere tre jave qe nga zgjedhja e Kryeministrit Kurti dhe pervec ndalimit procesit privatizimit nuk kemi pare asnje vendim tjeter te rendesishem te Qeverise.
Nderkohe, opozita po i bie pianos. /InLajmi/