Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën është ka arrestuar një person i cili kishte sulmuar një zyrtar policor duke e goditur me grusht, përcjellë InLajmi.
Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur pasi që zyrtari policor i kishte kërkuar dokumentat dhe ai nuk ka pranur të legjetimohet duke ofenduar me fjalë fyese policin.
Në njoftim thuhet se që të 2 personat kanë pësuar lëndime të lehta.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Prishtinë 10.04.2021-13:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë kërkimit të dokumenteve nga zyrtarët policorë nuk ka pranuar që të legjitimohet, po ashtu edhe është sjell në mënyrë arrogante duke i ofenduar me fjalë të ndryshme. Gjatë intervistimit në stacion policor, i dyshuari i lartcekur për veç ofendimeve ka sulmuar zyrtarin policor duke e goditur me grusht. Gjatë arrestimit të dyshuarit, lëndime kanë pësuar zyrtari policor si dhe i dyshuari. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /InLajmi/