Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se një person me origjinë marokene është drejtuar në spitalin e Prizrenit, duke kërkuar ndihmë pasi që ishtë sulmuar nga 2 persona të tjerë, përcjellë InLajmi.
Personi mashkull ishte sulmuar përderisa ishte duke fjetur në një shtëpi të pa banuar, më pas është dërguar në spital pasi që ka pasur lëndime në hundë.
Të dyshuarit nuk ende nuk janë gjetur, po rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Rr. Zahir Pajaziti, Prizren 09.04.2021 – 02:13. Është raportuar se një mashkull maroken ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit. Ai pohon se është sulmuar nga dy persona deri sa ishte duke fjetur në një shtëpi të pa banuar. Të dyshuarit për momentin nuk dihen, rasti është duke u hetuar. Viktima ka lëndime në hundë dhe ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor. /InLajmi/