Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e premte në Dragash, ka ndodhur një sulm fizik ndaj një personi femer nga bashkëshorti i saj, pas një mosmarrëveshje që patën mesvete, përcjellë InLajmi
Prokurori i shtetit, pas intervistimit, ka rekomanduar që palët të lirohen në procedurë të rregullt.
Poashtu rekomandoi që ky rast të vazhdojë të hetohet tutje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Restelicë, Dragash 09.04.2021 – 19:30. Viktima femër kosovar e ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar . Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit palët të lirohen në procedurë të rregullt dhe rasti të vazhdon të hetohet. /InLajmi/