Policia e Kosovës ka njoftuar se të premtën në orët e vonshme të mbrëmjes një person ka sulmuar një gardian gjatë orarit të punës, përcjellë InLajmi.
Personi në fjalë sipas Policisë është i paraburgosur në burgun e sigurisë së lartë.
Në raportin e Policisë thuhet se ai është me të meta psikike dhe veprimin e kishte bërë derisa ishte duke marrë tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
QKUK Prishtinë 09.04.2021 – 01:45. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar (me të meta psikike), i paraburgosur në burgun e sigurisë së lartë, deri sa ishte duke marrë tretman mjekësor, ka sulmuar një gardian i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari nuk është intervistuar ende për shkak të gjendjes shëndetësore. /InLajmi/