Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime familjes mbretërore për ndarjen nga jeta të Princit Philip, përcjellë InLajmi.
Haradinaj tha se humbja e tij është humbje për mbarë poullin britanik dhe botës së lirë.
Princ Philip pas Luftës së 2-të Botërore luajti një rol të rëndësishëm në aktivitetet humanitare duke e luftuar nazi-fashizmin si komandant në flotën mbretërore.
Postimi i plotë i tij:
Për gjashtëdhjetë e nëntë vite me radhë Duka i Edinburgut, i qëndroi pranë bashkëshortes, Madhërisë së Saj Elizabeta II.
Në Evropën e trazuar të pas Luftës së Dytë Botërore, gjysma e saj e rrëmbyer nga regjimet totalitare e komuniste, Filipi luajti rol të rëndësishëm, veçanërisht në aktivitetet humanitare, ashtu siç e luftoi nazi-fashizmin si komandant në flotën mbretërore.
Humbja e tij, nuk është vetëm humbje për Mbretërinë e Bashkuar, familjen mbretërore, por për mbarë popullin britanik, popujt e Commonwealth-it dhe botës së lirë.
Shpreh ngushëllimet e mia, Madhërisë së Saj, Familjes Mbretërore, Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe mbarë popullit britanik, me lutjen që Duka të pushojë në paqe. /InLajmi/