Shefi i kabindetit të Ministrisë së Drejtësisë, Genc Nimoni ka njoftuar se janë duke punuar sa i përket 2 proceseve të rëndësishme Vetingu dhe Rishikimi funsional, që do të reformojnë sistemin e drejtësisë, përcjellë InLajmi
Ai tha se ka filluar puna për vetingun dhe së shpejti pritet edhe formalizimi me vendim i grupit punues brenda Ministrisë së Drejtësisë.
Postimi i plotë i tij:
Vetingu dhe Rishikimi funksional, dy proceset e rëndësishme që do ta reformojnë sistemin e drejtësisë.
Vetingu: Tashmë në Ministrinë e Drejtësisë, ka filluar puna për vetingun. Së shpejti pritet edhe formalizimi me vendim i grupit punues brenda MD, i cili grup do ta konsiderojë edhe kontributin e ekspertëve nga jashtë për kompletimin e bazës legjislative që do t’i hapë rrugë vetingut.
Rishikimi Funksional – si një iniciativë reformuese e sektorit të sundimit të ligjit, ka intensifikuar punën në adresimin e mbi 300 komenteve dhe synon miratimin sa më të shpejtë të Strategjisë së Rishikimit Funksional për Sundimin e Ligjit. Miratimi i strategjisë, do t’i hapë rrugë reformimit dhe efikasiteti të institucioneve në sektorin e sundimit të ligjit. /InLajmi/