Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti duke thënë se ka punë më të rëndësishme për të bërë në vend se të përkrahë kandidatët për deputetë në Shqipëri, përcjellë InLajmi.
Mjekiqi veprimin e Kurtit e quajti si të paprecedentë sepse meqë jemi në kohë krize ekonomike ai duhet të dale para qyetetarëve me një strategji të veçantë për tejkalimin e kësaj situate.
Kujtojmë se Mjekiqi pas zgjedhjes së Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku ajo mori postin e nënkryetares së kësaj parite.
Postimi i plotë i saj:
Në kohë krize ekonomike, sociale e të pandemisë në vend se të dalë me një strategji për tejkalimin e kësaj situate, Kryeministri Kurti merret me çështjet e brendshme të Shqipërisë duke favorizuar kandidatë për deputetë! Absurditet e veprim i paprecendent. /InLajmi/