Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte është gjetur një vetur në Lipjanë, përcjellë InLajmi.
Policia janë munduar të kontaktojnë më pronarin e vetures por nuk kanë arritur, pastaj kanë kontaktuar me bashkëshorten dhe vëllain e tij ku kanë treguar se pronari i vetures ka 2 ditë që ëëhtë lajmëruar dhe nuk dihet asgjë për të.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Janjevë, Lipjan 08.04.2021 – 12:36. Me datë 09.04.2021 është raportuar për një veturë të braktisur në lokacionin e lartcekur, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se bëhet fjalë për një veturë me targa vendore pronë e viktimës mashkull kosovar. Fillimisht është tentuar që të kontaktohet viktima mirëpo nuk ka qenë e mundur pastaj janë kontaktuar bashkëshortja dhe vëllai i viktimës të cilët kanë deklaruar se viktima për herë të fundit është lajmëruar me datën 08.04.2021 dhe më nuk dihet asgjë për të. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet. /InLajmi/