Avokati i njohur Arianit Koci ka reagur ndaj masave të reja nga Qeveria e Kosovës duke thënë se nuk kanë asnjë efekt, përcjellë InLajmi.
Koci u shpreh se për të pasur efekt këto masa Kosova duhet të mbyllë kufirin me Shqipërinë.
Të premten dhe të shtunën është parë një numër i madh i kosovarëve në kufirin Kosovë-Shqipëri.
Postimi i plotë i tij:
Me pasë efekt masat anti-covid në Kosovë, duhet me e mbyllë kufirin me Shqipërinë.
Dje dhe sot, thuaja komplet Kosova ështē zhvendosë në Tiranë e Durrës.
Restoranet plot kosovarë.
Sallamadi!
Masat e tilla – gjysmake, nuk e kanë asnjë efekt.
Madje kanë kundërefek. /InLajmi/