Kryetari i OVLUÇK-së, Faton Klinaku i ka reaguar preisdentës Vjosa Osmani duke thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk mbrohet me fjalë por me vepra, përcjellë InLajmi.
Klinaku i kujtoi Osmanit se UÇK-ja po përballet në Hagë kurse insitucionet e Kosovës po bëjnë “sehir” në ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të gjenocidit serb.
Ai ndër të tjera kritikoi Kurtin se po ndërhynë në çështjet e brendshme të Shqipërisë
Postimi i plotë i tij:
Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, nuk mund të mbrohen me fjalë goje nga askush e as nga Presidentja, por me vepra konkrete siç është ligji dhe zbatimi i tij me anë të akteve nënligjore.
UÇK-ja është duke u përballur me Serbinë në pseudogjykatën e Kosovës në Hagë, ndërsa krerët e shtetit dhe institucionet përgjegjëse bëjnë “sehir” në ndjekjen dhe gjykimin e krimeve, masakrave e gjenocidit të shkaktuar nga Serbia dhe serbët.
Në vend se të bashkëpunohet me Shqipërinë në të gjitha aspektet, e edhe në çështjen e pandemisë siç është vaksinimi, Kryeministri ynë përzihet në punët e brendshme të saj, duke bërë fushatë elektorale për t’i zgjedhur njerëzit e tij atje, me qëllim që t’i përdor kundër pushtetit të zgjedhur. /InLajmi/