Ka vdekur instrumentisti i njohur kosovar, Shaqir Hoti.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.
Ishte i vetmi mjeshtër që i punon të gjitha instrumentet tradicionale me frymë.
Në punëtorinë e tij, ai thuhet se ka rreth 1.700 instrumente me frymë.
Hoti ka punuar nga argjila instrumentin më të vjetër autokton, Okarinën.
Shaqir Hoti ishte i lindur më 1936, në fshatin Rogovë të Hasit. Që në moshën 6-vjeçare luajti me instrumentet aerofone si fyej, kavalle, bishtnica, pipëza e të tjera.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje e të mesmen e muzikës në Prizren, në flaut.
Një kohë punoi në fshatin e lindjes duke kontribuar në organizimin e jetës kulturore. Më pas u angazhua në orkestrën popullore të Radio Prishtinës si flautist i parë. Mori pjesë në festivale me karakter vendor dhe ndërkombëtar me instrumente frymore, përcjellë Arbresh.info.
Mbetet e veçantë paraqitja në Berlinin Perëndimor më 1969, në një festival ndërkombëtar ku me këngën “Baresha”, të interpretuar nga Nexhmije Pagarusha, fituan çmimin e parë.