Pas lajmeve të shumta që organizata Europa Nostra vendosi të fusë Manastirin e Deçanit në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara të Europës për vitin 2021, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë Selim Selimi, përcjellë InLajmi
Selimi tha se janë të pasakta pretendimet e kësaj organizate së Manastiri i Deçanit është në rrezik të lartë.
Postimi i plotë i tij:
Duket se shumë kujt nuk i konvenon harmonia dhe kujdesi historik i qytetarëve të Deçanit për manastirin e tyre. Janë të pasakta pretendimet e Europa Nostra se ky manastir është në rrezik të lartë, siç i quan ajo nga “ekstremistët lokalë”.
Vlerat kulturore e fetare asnjëherë nuk janë sulmuar nga shqiptarët, përkundrazi janë mbrojtur me çdo çmim dhe në çdo kohë. /InLajmi/