Shemsedin Dreshaj nga AAK-ja në një konferencë për media kërkoi nga Qeveria që të bëj publik planin për menaxhimin e pandemisë dhe sigurimin e vaksinës kundër koronavirusit, raporton InLajmi.
“Në kohën e mbylljes së gastronomisë, në kohën ku 15 mijë vet janë vaksinuar jashtë vendit, ku mbi 15 mijë qytetarë shkuan drejtë Shqipërisë, ne si AAK kërkojmë prej Qeverisë që në afat sa më të shkurt të sigurohet vaksina. Të bëhet publik planin për menaxhimin e pandemisë dhe sigurimi i vaksinës. S’ka kuptim të hezitohet. S’ka logjik që njerëzit të hezitojnë për të marr vaksina. I rekomandojmë Qeverisë që të hapen bisedimet me vendet mike. Rekomandojmë që Vitia t’i bashkërendis forcat me ministrat paraprak të bashkëpunojnë më menaxhimin e situatës”, u shpreh Dreshaj në konferencë
Dreshaj është prononcuar edhe lidhur me masat e fundit të Qeverisë duke thënë se nuk ka logjik mbyllja e gastronomisë kur kemi një lëvizje të lire.
“Realisht në kohën kur kemi një lëvizje kaq të lirë me vende që kanë rritje të rasteve, s’ka kuptim mbyllja e gastronomisë”, u shpreh ai.
“Ky hezitim ka ndodhë gjithkund, 20 mijë vaksina janë një pikë ujë në det. Unë mendoj që nuk është bërë bashkimi i forcave për promovimin e vaksinës”,tha ai. /InLajmi/