• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 20 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Astrit Zemaj: Manastiri i Deçanit nuk ka qenë asnjëherë i rrezikuar gjatë historisë së shqiptarëve

J G nga J G
10 April 2021
në Kosovë
0 0
0
Astrit Zemaj: Manastiri i Deçanit nuk ka qenë asnjëherë i rrezikuar gjatë historisë së shqiptarëve
0
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i Kosovës në Blegjikë, Astrit Zemaj ka reaguar ndaj propagandave që Manastri i Deçanit të jetë një ndër 7 objektët më të rrezikuara në Kosovës, përcjellë InLajmi.

Me një shkrim të tij ka bërë të ditur se Manastiri i Deçanit, as nuk është i rrezikuar sot dhe nuk ka qenë i rrezikuar ndonjherë përgjatë historisë nga shqiptarë.

Ndër të tjera Zemaj ka përmendur 10 pika që Manastiri i Deçanit nuk është objekt i rrezikuar.

Postimi i plotë i tij:

GËNJESHTRAT E RICIKLUARA NË BEOGRAD

Rreziku i pretenduar dhe fiktiv për Manastirin e Deçanit, është thjeshtë propagandë e ultë që e ka burimin jashtë Kosovës.

Manastiri i Deçanit, as nuk është i rrezikuar sot, por as nuk ka qenë i rrezikuar ndonjëherë përgjatë gjithë historisë nga shqiptarët, sepse:

  1. Manastiri, si faltore e krishterë u ndertua nga shqiptarët e krishterë vendas, para së të zbrisnin serbët si pushtues në këto treva, dhe qindra vite para që të fillonte konvertimi i dhunshëm i popullsisë vendore nga ana e osmanëve;
  2. Të gjithë të krishterët pa dallim e kishin faltore të tyre përgjatë gjithë shekujve. Ishte dhe mbeti e trashëguar te shqiptarët deri në ditë e sotme thënja: “Mos prek Kishë e as Xhami, se është shtëpi e Zotit” ose ” Ai që thën Kishë e Xhami, ai nuk është as njeri”.
  3. Përgjatë 500 viteve të sundimit të Perandorisë Osmane, Manastiri i Deçanit u ruajt nga popullsia vendore shqiptare. Manastiri ishte pjesë e vendit dhe e kuvendit ndër shekuj, shqiptarët ishin ata qē kujdesëshin për objektin dhe pronat për rreth;
  4. Gjatë 500 viteve të sundimit osman, nuk kishte administratë serbe ose popullsi serbe që ta ruante. Manastiri qëndronte i paprekur dhe bashkëjetonte me mbi 98% popullsi vendore shqiptare. Ai mbeti si i tillë, pjesë autoktone e kulturës dhe trashegemisë së banorëve vendas. Nuk mjafton të quhët tolerancë, por ishte bashkëjetesë sepse e konsideronin të tyre edhe pse ishte tjetërsuar përgjatë zhvillimeve historike;
  5. Në vitet e pushtimit Italian dhe Gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore, Manastiri mbeti nën perkujdesjen e plotë të shqiptarëve. Është i njohur fakti se ata e ruajtën, e mbikqyrën dhe u kujdesën që mos të dëmtohet. Qoftë edhe një tjegull e vetme mbi qatitë as të Manastirit as të objekteve përcjellëse nuk u dëmtua, e lëre të rrezikohëj. Serbët dhe administrata e Mbretërisë pushtuese të SKS-së, ishin shpartalluar dhe tërhequr. Jo që nuk ishin aty, por edhe qelësat e Kishës ja kishin lenë dy familjeve vendore shqiptare të besimit Islam.
  6. Dihët botërisht që deri para luftës së fundit në Kosovë, se shumica e popullsisë ortodokëse në Deçan që flisnin serbisht, ishin malazez vendor me mbiemra me prejardhje shqiptare. Serbët gjithëmonë kanë qenë ardhacak, qoftë si kolonizues, administratorë të dhunshëm dhe me pakicë. Është gabim i rëndë dhe e padrejtë që trashegemia e krishterë në Dukagjin dhe Kosovë të ju atribohët serbeve. Ne shqiptarët ishim të krishterë para se serbët dhe turqit të vinin në këto anë.
  7. Gjatë viteve të Jugosllavisë komuniste, përseri ishin shqiptarët ata që kujdesëshin për bashkëjetesë dhe për Manastirin. Ka pasur disa festa tradicionale vendore që popullsia vendore i kanë festuar së bashku, deri me ardhjen e Millosheviqit në pushtet. Me sa jam në dijeni Deçani në 42 fshatra në vitet e 80-ta numëronte më pak se 780 serb dhe malazez. Ndersa shqiptarët ishin mbi 50-të mijë. Edhe në kohën e kolonizimit serb të periudhës së Millosheviqit, në Deçan, u sollën serb kolonizues nga Kroacia dhe disa serb minoritar të dhunshëm nga Shqipëria, të cilët erdhen me Millosheviçin dhe ja mbathën nga kanë ardhur me Millosheviçin.
  8. Pra, Deçani sikurse sot edhe para lufte, me gjithë fshatrat ka pasur popullsi shumicë shqiptare gati 100%, dhe përgjatë 600-700 viteve nuk u sulmua as nuk u dëmtua Manastiri. Ku është arsyeja të konsiderohët i rrezikuar sot? Kjo është thjeshtë propagandë në Beograd, sepse serbët dhe malazezët që ishin aty dhe janë sot në Manastir e dijnë se kjo nuk qëndron. Sulmet dhe trazirat e vitit 2004 ndaj objekteve fetare në Kosovë në prezencë të mijëra forcave ndërkombëtare dhe atyre të KFOR-it, sot e kësaj dite nuk dihët kush i organizoj dhe kush qëndron prapa tyre. Por një gjë dihët botërisht, se nga ato përfitoj propaganda vetëm propaganda serbe në Beograd, pasojat e të cilave i ndeshim edhe sot.
  9. Zonat dhe pronat e ndaluara përrreth Manastirit filluan të krijohën në kohën e regjimit të Millosheviçit, dhe pas suprimimit të autonomisë së Kosovës pas vitit 1990. Ato nuk egzistonin më herët. Ne, që jemi rritur në ato vende, e njohim çdo cep të realitetit të atëhershëm dhe gjendjes së ndryshuar sot. I kemi të freskëta dyert e hapura dhe kalimin pa pengesë brenda dhe rreth Manastirit. Rruga ka qenë e hapur dhe pa mure e rrethoja. Një shembull tjetë: tek porta e vogël në pjesën e poshtme brenda oborrit të Manastirit ku kalohët tek Lumbardhi( Bistrica) ka pasur një lendinë të madhe dhe në pranverë shkonim në piknik me mësuesit deri te burimi i ujit mineral( Gushavcit). Atëherë kalonim pa pengesë, tani ajo është e mbyllur dhe futur brenda rrethojave siç është edhe pjesa ku pushonin turistët e huaj dhe vizitorët vendor, e cila është e ndaluar që në kohën së Millosheviçit. Edhe pishina në pjesën e poshtme të Manastirit është mbyllur dhe është rrafshuar sot. Tani edhe vendi ku ka qenë pishina është e futur brenda mureve dhe rrethojave politike të ndertuara pas luftës.

10.Muret e tanishme, jashtë atyre ekzistuese tradicionale para periudhës së Millosheviçit, janë ndërtuar pas vitit 1999. Ato janë rrethoja politike, por të ndertuara me gurë të gatshëm të kullave të djegura dhe rrënuara të shqiptarëve të cilët pas lufte për të mbijetuar nga shkatërrimi i fushatës së egër dhe gjenocidit serb 1998-99, ua shitnin disa punëkryeseve shqiptarë që grumbullonin dhe blenin gurë kullash. Në realitet u pa se më vonë ato u përdorën për ndertimin e atyre rrethojave;

Pra, Manastiri i Deçanit nuk u rrezikua me shekuj nga shqiptarët. Rreziku dhe propaganda rreth një rreziku e ka burimin në Beograd. Nëse Manastiri nuk u dëmtua ndër shekuj kur nuk kishte as administratë serbe as prezencë të huaj për ta ruajtur atë, cila është arsyeja të rrezikohët sot? Ky pretendim është thjeshtë një propagandë e ultë si në kohën e Millosheviçit, e ricikluar në shekullin e 21-të edhe nga “trashigimtarët” pasues në Beograd.

Astrit Zemaj Bruksel 10.04.2021 /InLajmi/

Tags: Astrit ZemajBelgjikëManastiri i Deçanit
Postimi i mëparshëm

Smajl Latifi viziton fermerët e Rahovecit, bisedon për problemet që i solli pandemia

Postimi tjetër

Vjosa Osmani, "mbyllë" gojën të gjithëve, tregon se sa herë ka përmendur UÇK-në

Të ngjajshme Postime

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit
Kosovë

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

19 December 2025
AUV-i heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjalla dhe shpezët
Kosovë

AUV-i heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjalla dhe shpezët

17 December 2025
Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, investim prej 2.7 milionë euro
Kosovë

Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, investim prej 2.7 milionë euro

17 December 2025
Plagoset një person në Prizren, dërgohet në emergjencë
Kosovë

Plagoset një person në Prizren, dërgohet në emergjencë

16 December 2025
KQZ lehtëson votimin për qytetarët mbi 80 vjeç, s’kërkohet certifikatë mjekësore
Kosovë

KQZ lehtëson votimin për qytetarët mbi 80 vjeç, s’kërkohet certifikatë mjekësore

16 December 2025
Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
Kosovë

Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

15 December 2025
Postimi tjetër
Vjosa Osmani, “mbyllë” gojën të gjithëve, tregon se sa herë ka përmendur UÇK-në

Vjosa Osmani, "mbyllë" gojën të gjithëve, tregon se sa herë ka përmendur UÇK-në

Lajmet e fundit

Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

20 December 2025
FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

20 December 2025
Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

20 December 2025
Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

20 December 2025
“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

20 December 2025
Sa pritet të fitojnë Joshua e Paul, pas meçit në Miami?

Sa pritet të fitojnë Joshua e Paul, pas meçit në Miami?

20 December 2025
Fjolla për nënën e saj: Doket si Shyhrete Behluli, është e zoja

Fjolla për nënën e saj: Doket si Shyhrete Behluli, është e zoja

20 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu